Ischinger: Modeli gjermano-gjerman mund të funksionojë për Kosovën dhe Serbinë

25 Tetor 2022 | 07:27

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger deklaroi se modeli gjermano-gjerman mund të funksionojë për Kosovën dhe Serbinë, pasi parim themelor ka reciprocitetin.

Ischinger u shpreh në “T7″, se një ide e tillë ka funksionuar në kontektstin e dy Gjermanive dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos funksionojë në kontekstin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ischinger shtoi se ka një përfshirje aktive në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe të Qeverisë së Gjermanisë dhe Francës.

Sipas tij, duhet të njihet fakti që Franca është duke u angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces dhe një gjë e tillë s’ishte parë në të kaluarën.

“Disa nga parimet themelore që ishin pas modelit gjermano-gjerman vazhdojnë të jenë të rëndësishme edhe sot. Ideja është që, nëse nuk mund të zgjidhesh çështje shtetërore në këtë moment, çështjen e njohjes formale, të paktën të provosh të zgjidhësh çështje të tjera praktike. Si njerëzit mund të lëvizin nëpër kufij, a janë diplomate të njohura tabelat e makinave. Çfarë për tregtinë? Dhe kjo funksionoi në kontekstin gjermano-gjerman dhe nuk ka arsye që s’mund të funksionojë në kontekstin e raporteve Kosovë-Serbi”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026

Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje...
10:14 | 21/07/2026

​Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll

Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në...
09:37 | 21/07/2026