Ish-ambasadori amerikan: Në Shqipëri duhet opozitë e fortë, s’e kemi parë deri tani
“Unë e kuptoj kthimin e zotit Berisha, mendoj që kur kam lënë Shqipërinë në 2015, shqetësimi im ishte se opozita konservatore nuk ka qenë konstruktive”.
Kështu u shpreh ish-ambasadori amerikan, Alexander Arvizu në një intervistë për Euronews Albania.
Ish-diplomati deklaroi se Shqipëria, aktualisht ka nevojë për një opozitë të fortë ndaj qeverisë.
Sipas tij, nëse kryedemokrati, Sali Berisha do të zgjidhet si një alternativë, kjo është diçka që e vendosin qytetarët shqiptarë.
“Në Shqipëri nuk ka një kufi për mandatet, është e vërtetë që Edi Rama po drejton mandatin e tretë, ai fitoi bindshëm në zgjedhje. Unë e kuptoj kthimin e zotit Berisha, mendoj që kur kam lënë Shqipërinë në 2015, shqetësimi im ishte se opozita konservatore nuk ka qenë konstruktive, thuajse është përçarë. Kjo i ka hapur zotit Rama dhe socialistëve që të konsolidojnë pushtetin. Nuk besoj se ky është momenti të diskutojmë sesi po qeveris zoti Rama apo socialistët në përgjithësi.
Ajo që duhet të kemi, është një opozitë e fortë dhe ne nuk e kemi parë këtë, ky është problemi. Është diçka të kritikosh qeverinë për disa gjëra, por nga ana tjetër duhet të jetë edhe një alternativë e pranuar për shqiptarët, të cilët duhet të mendojnë që duhet ta japin votën këto grupi apo koalicioni. Kjo nuk është një zgjedhje amerikane, është një zgjedhje shqiptare dhe këtë dua të shoh. Nëse përfshihet zoti Berisha apo jo, kjo u takon shqiptarëve, por duhet të ketë një përforcim të opozitës në Shqipëri, ndryshe nuk do të ishte mirë për askënd.”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona