Ish-ambasadori: Forcat serbe në Mal të Zi do kërkojnë referendum kundër pavarësisë

19 Dhjetor 2022 | 12:19

Ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha deklaroi se forcat serbe në Mal të Zi do kërkojnë një referendum kundër pavarësisë të shpallur në vitin 2006.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dinosha u shpreh se këto forca, shohin shansin e fundit për të kapur qeverinë në Malin e Zi.

“Unë sot lexova, pikërisht sot, një intervistë të zotit Andrija Mandiç, i cili është  njeriu kryesor i Frontit Demokratik, është krye të një partie serbe dhe ai i ka të qarta dhe të hapura mendimet e veta. Ka thënë, një vullnet popullor ishte në vitin 2006, duke menduar për referendumin për pavarësi, por mund të vijë koha që të ketë një vullnet tjetër popullor dhe ne do ta testojmë.

Për pavarësinë dhe për ndërrimin e politikave perëndimore të Malit të Zi. Unë kam qenë gjatë edhe në parlament, ish-koleg me të. Ai ka kohë që është në parlamentin e Malit të Zi si përfaqësues i një partie serbe, e cila udhëheq Frontin Demokratik dhe kam bindjen se këto forca shohin shansin e fundit që të kapin qeverinë në duart e veta”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026