Ish-deputeti Çyrbja kundërshton vendimin e shkallës së parë: Nuk provohet akuza

10 Prill 2026 | 10:38

Në seancën e kësaj të premte në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, përmes avokatëve mbrojtës, ka pretenduar se vendimi i shkallës së parë është i paarsyetuar, nuk provohet vepra penale e nxjerrjes së sekretit shtetëror, si dhe nuk qëndron akuza e korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje.

Avokati mbrojtës i Çyrbes kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe rikthimin për gjykim të çështjes. Ndërsa Ahmet Masha dhe Altin Hajri, i cili prej disa vitesh ndodhet në kërkim, kërkuan pafajësi.

SPAK i qëndroi kërkesës për lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga GJKKO.

Jurgis Çyrbja akuzohet për “tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “përkrahje e autorit të krimit” ndërsa vendimi i Apelit do të shpallet me 24 prill.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026