Ish-deputeti i PD-së: Primaret me simpatizantë, njësoj si patronazhistët
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj është kundër zhvillimit të primareve në këtë forcë politike, ku do të përfshihen edhe simpatizantët.
Në një intervistë për Euronews Albania, Haklaj nënvizoi se kjo metodë është e njëjtë si me patronazhistët.
Sipas tij, anëtari i partisë nuk mund të barazohet me simpatizantin.
“Primaret me simpatizantë janë njësoj si patronazhistët; bën edhe zbulimin e simpatizantit tënd. Ndryshimi është këtu, anëtari i partisë barazohet me simpatizantin. Por anëtari i partisë nuk mund të barazohet me simpatizantin.
Simpatizanti është relativ, ndërsa anëtari është absolut për aq kohë sa pranon statutin e partisë, është pjesë e partisë. Me simpatizant, njerëz të marrë në rrugë mund të krijojnë lobingje dhe nuk del ai që duhet të dalë kandidat”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës