Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia emërohet zv.ministër i Brendshëm

12 Nëntor 2025 | 13:45

Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia emërohet zv.ministër i Brendshëm.Qefalia nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë.

Xhemal Qefalia ka ndërtuar një karrierë të gjatë në shërbimin publik dhe në politikën shqiptare. I lindur më 27 shkurt 1963 në Tiranë, Qefalia vjen nga një formim ushtarak dhe juridik, duke përfunduar studimet në Akademinë Ushtarake, Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe Akademinë e Policisë. Përpara se të hynte në politikë, ai ka punuar si këshilltar ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme.

Në politikën aktive, Qefalia është angazhuar për vite me radhë në strukturat e Partisë Socialiste, duke përfaqësuar qarkun e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë mandatit të tij, ai ka qenë pjesë e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ku është njohur për qëndrime të qarta mbi forcimin e institucioneve të sigurisë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

Shtetasit e Kinës, Rusisë dhe Turqisë hyjnë në vendet e Ballkanit Perëndimor pa viza dhe më pas përpiqen të vazhdojnë udhëtimin drejt Bashkimit Evropian, paralajmëron...
12:44 | 30/06/2026

Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur këtë të martë me një njoftim nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me një ndryshim në përbërjen e...
10:29 | 30/06/2026