Ish-diplomati: Kurti dhe Vuçiç po ndihmojnë njëri-tjetrin

22 Qershor 2023 | 08:01

Blerim Canaj, ish-diplomat, komentoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania tensionet e krijuara së fundmi në veri të Kosovës.

Ai tha se në këto kushte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Ndonjëherë të krijohet përshtypja që edhe Kurti edhe Vuçiç po e ndihmojnë njëri-tjetrin. Pse po e them këtë? Në periudhën kur filluan protestat kundër Vuçiç në Beograd, ne biem pre e provokimeve dhe përshkallëzohet situata. Mendoj se ka pasur mundësi të menaxhohet pak më ndryshe. Nuk e di a është me vetëdije apo jo, por ata po ndihmojnë njëri-tjetrin. Nëse fillojmë prej teorisë politike që populistët janë të prirur që për vazhdimin e politikëbërjes apo pushtetit të tyre, të krijojnë situata konflikti, atëherë nga jashtë neve na duket kështu,” – u shpreh Canaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024