Ish-komandanti i Flotës Detare: Për detin vendos gjykata e Hamburgut, jo e Hagës

12 Shtator 2022 | 12:05

Ish-komandanti i Flotës Detare, Vladimir Beja thotë se gjykata ndërkombëtare për zbatimin e ligjit ndërkombëtar të detit nuk është në Hagë, por në Hamburg.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Beja u shpreh se Greqia ka zgjedhur gjykatën në Hagë, për të zgjidhur konflikte të tjera jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me fqinjët e saj.

“Gjykata ndërkombëtare e zbatimit të ligjit ndërkombëtar të detit nuk është Haga, por Hamburgu. Gjykata ndërkombëtare të zbatim të ligjshmërisë të Montegobeit, ligjit ndërkombëtar të detit është një gjykatë e Hamburgut, e ndërtuar posaçërisht për këto konflikte.

Deri më tani ajo ka gjykuar mbi 30 dhe vazhdon të gjykojë konfliktet ose kontradiktat që kanë palët. Pala greke, e cila çuditërisht ka zgjedhur Gjykatën e Hagës, unë mendoj se kërkon të zgjidhë të gjitha rpoblemet në përgjithësi të saj, me të gjithë fqinjët”, theksoi ai.

Rreth dy vite më parë, Shqipëria dhe Greqia vendosën t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufirit detar mes dy vendeve

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026