Ish-kryeministri rumun reagon për Nanon: Luajti rol kyç në transformimin e vendit

1 Nëntor 2025 | 12:10

Ish-kryeministri i Rumanisë, Adrian Nastase, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nastase shkruan se Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë.

Ai njihet si një nga homologët e Nanos që ka pasur një raport shumë të ngushtë me të.

“Jemi takuar shumë herë gjatë viteve dhe e mbaj mend qartë takimin tonë të fundit në vitin 2003, gjatë mandatit tim si Kryeministër i Rumanisë. Gjatë gjithë jetës së tij publike, Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë. Përkushtimi dhe vizioni i tij do të kujtohen me mirënjohje nga të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. I shpreh ngushëllimet dhe dhembshurinë time të sinqertë familjes, miqve dhe kolegëve të tij në këto momente pikëllimi. U prehtë në paqe!”, shkruan në rrjetet sociale, Nastase.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026