Ish-kryenegociatorja e Kosovës: Kurti duhet të kishte kërkuar njohjen në këtë fazë të dialogut

18 Qershor 2021 | 19:28

Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi ka sjellë reagime të shumta. Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë nga viti 2011 deri në vitin 2017 gjatë një interviste për emisionin “Balkan Talks”, në Euronews Albania shprehet se z. Kurti në këtë fazë të dialogut duhet të kishte kërkuar njohjen reciproke mes dy vendeve.

“Paraqitja e Kurtit në Bruksel, ishin larg asaj se çfarë synohet në ketë dialog si fazë finale. Ai është në një atmosferë sikur ky dialog po fillon prej fillimit, ndërkohë ky dialog është në mbarim. Nëse analizojmë pikat e tij si fazë finale dhe duhej të ishte kërkesa për njohjen reciproke mes dy vendeve”, tha znj. Tahiri.

Znj. Tahiri tha se priste që gjatë bisedimeve Kurti të përmendte reparacionet e luftës dhe të kërkonte 1/8 e pasurisë që i takon Kosovës.

“Prisja që hapja e bisedimeve të bëhej me njohjen reciproke. Ai nuk përmendi reparacionet e luftës, por i thjeshtësoi në çështjen e të pagjeturve, ndërkohë ne kemi të bëjmë me një gjenocid që është plagë e rëndë. Gjithashtu duhej të kërkonte 1/8 e pasurisë që i takon Kosovës si njësi federale,” u shpreh ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Sipas znj. Tahiri edhe pse kërkesa për reciprocitet serb në Kosovë në raportin me minoritetin shqiptar në Luginën e Preshevës ka qenë një kërkesë shumë e mirë, por z.Kurti shton ajo dështoi në Bruksel se nuk arriti të mbrojë interesat e Kosovës.

“Reciprociteti është një pikë e mirë, reciprociteti jo vetëm në raportin me serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës, por në gjithë Ballkanin duhet të ketë reciprocitet në trajtimin e minoriteteve. Kjo pikë do vinte nëse ai e bënte të qartë, që ka shkuar në Bruksel për njohje reciproke”, tha ajo.

Për znj. Tahiri letra e presidentit Joe Biden, që kërkon dhe mbështet dialogun të përqendruar në njohje reciproke është një moment i favorshëm për Kosovën, që të kërkojë njohjen reciproke gjatë bisedimeve.

“Kemi një moment të ri të favorshëm për Kosovën, sepse presidenti Biden në kërkesën e tij dërguar Kosovës e Serbisë thotë që mbështet dialogun të përqendruar në njohjen reciproke. Në një situatë kaq të favorshme negociatore, një hapje e negociatave finale duhet të fillonte me njohjen reciproke”, u shpreh znj. Tahiri.

Në raundin tjetër të bisedimeve Kosovë-Serbi, sipas znj. Tahiri, kryeministri Kurti duhet të përgatisë një platformë serioze dhe jo improvizuese.

“Kurti duhet ta marrë seriozisht dialogun. Ai duhet të përgatisë një platformë serioze, jo improvizuese siç e pati, të ftojë opozitën në delegacion dhe platformën ta miratojë në Parlamentin e Kosovës. Parimet e përgjithshme të platformës duhet të ndodhin dhe këtë duhet ta bëjë para se të niset në raundin tjetër”, tha ajo për Balkan Talks në Euronews Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026