Ish-luftëtari: Serbët mendonin se KFOR-i do t’i mbronte

26 Shtator 2023 | 12:13

Ish-luftëtari i UÇK-së, Mecan Zotaj tha në një intervistë për Euronews Albania se sulmi në veri të Kosovës ishte një organizim shtetëror. Sipas tij, Serbia e kishte planifikuar që ky sulm ndaj policisë të Kosovës të ndodhte e më pas të futej KFOR-i.

Ai tha se ata do donin të vazhdonin të nxisnin masat duke thënë se edhe pse vranë 1, 2 apo 3 policë, asgjë nuk u ndodhi.

“Prita që është bërë në mëngjes kundër policisë së Kosovës ka qenë e organizuar. Ata kanë gabuar në një matematikë të tyre, ata kanë menduar se mund të vrasin një, dy apo tre policë dhe KFOR do futet në mes për t’i krijuar hapësirë që ata të vazhdojnë e të dalin e të nxisin masën tjetër, që ja ne e vramë, s’na ndodhi gjë.

Çdo gjë ka qenë e përgatitur por jo e mirë llogaritur. Ata i ka tradhtuar intuita e tyre dhe përkëdhelja të cilën ata kanë menduar se do e kenë pa fund., pasi me protestat e dhunshme që u bën në veri u fut KFOR-i”.

Më tej Zotaj shtoi se Serbia dëshiron luftë dhe se polici e Kosovës duhet të jetë shumë vigjilente.

“Ne kemi fituar një betejë të nisur nga ata, por unë mendoj që nuk ka mbaruar lufta. Serbët mendojnë se duhet të jenë superior në Ballkan dhe nuk duan të pranojnë humbjen, ata do përpiqen gjithmonë të gjejnë rrugë të tjera për të larë turpin.

Policia e Kosovës duhet të jetë shumë vigjilente, pasi ka gjasa të forta që të inkuadrohet xhandarmëria si forcë e specializuar e Serbisë për të arritur një lloj barazimi të disfatës.

Terreni në veriun e Mitrovicës është shumë i përshtatshëm për çdo lloj organizimi të ngjashëm me këtë që bën serbët. KFOR-i është vëzhgues, sigurisht që informacionet në policinë e Kosovës, kanë ardhur para se ngjarja të ndodhte”,-tha Mecan Zotaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026