Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu thirret si deklarues në SPAK

21 Shtator 2022 | 10:11

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në zyrat e Strukturës së Posaçme.

Sipas informacioneve, Mediu është thirrur si deklarues për hetimin që ka nisur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, privatizim i kryer në kohën kur ai ishte ministër.

Mediu është personi i dytë që po pyetet pas Taulant Ballës, i cili u thirr disa javë më parë nga SPAK.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.

Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë bërë ndërtime të reja.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026