Ish-ministri Malaj: Dy liderët kryesorë politik në Shqipëri krijojnë terren agresiv
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, është shprehur se në Shqipëri dy liderët kryesorë politik, kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha, krijojnë terren agresiv.
Komentet Malaj i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit, që tregonte se qytetarët i shohin liderët politik si shumë të majtë apo shumë të djathtë.
Ai tha gjithashtu se në botë e majta ose e djathta kanë ndryshuar shumë dhe janë shumë më afër, pasi kanë marrë nga politikat e njëra-tjetrës.
“Sondazhi për nga pikëpamja teknike ka një kampion të madh. Ajo që doja të thoja është se dy liderët politikë klasifikohen si shumë të djathtë dhe shumë të majtë. Kur kjo ndodh, është terreni për agresivitet politik. Gjë që e shofim edhe këtu.
E majta me të djathtën kanë ndryshuar shumë. Nga ato hapsirat e mëdha, tani e majta dhe e djathta janë shumë afër. Edhe e djathta ka marrë nga politikat e majta dhe anasjelltas.
Po ta shikojmë qeverisjen në çdo vend, koha e qeverisjes mes të majtëve dhe të djathtëve është pothuajse e njëjtë. Në disa vende ka qeverisur më shumë e djathta. Pra nuk mund të themi që një krah politik është i keq. Ndarja e majtë dhe e djathtë ka nisur pas Revolucionit Francez”, tha Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:07 Rusia rrëzon 376 dronë ukrainas, rafineria e naftës ‘Ilsky’ përfshihet nga flakët
- 07:58 Telefonata e Trump me Netanyahu-n, detaje nga bisedimet. Në fokus lëvizjet amerikane në Gjirin Persik
- 07:41 Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
- 07:35 Shtohen zjarret nga temperaturat e larta në Spanjë, regjistrohen 12 viktima në Almeria
- 07:28 WSJ: Izraeli zbuloi një komplot të ri iranian për të vrarë Trumpin
- 07:22 Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre