Ish-ministri shpjegon procedurën si Kosova mund të bëhet anëtare e KiE
Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj shprehet i bindur se Kosova do të bëhet pjesë e Këshilli të Evropës edhe pse parashikon që procesi të zgjasë në kohë.
Deputeti i PDK-së tha se KiE pasi do të marrë në shqyrtim aplikimin pritet që të dërgojë një delegacion në Prishtinë për të parë gjendjen e sundimit të ligjit, zbatimin e të drejtave të njeriut dhe demokracinë dhe pas këtij procesi vendos për aplikimin.
“Aplikimi i Kosovës në KiE është një proces i domosdoshëm me që është organizata më e vjetër në Evropë dhe Kosova është shteti më i ri. Kosova është i vetmi shtet në Evropë që nuk është shtet anëtar”, tha Hoxhaj.
Fakti që Rusia nuk është më pjesë e KiE, ish-ministri i Jashtëm thotë se është koha më e përshtatshme për një hap të tillë.
“Aplikimi i Kosovës ka qenë i pamundur për faktin se Rusia ka qenë shtet anëtar. Jo vetëm kaq, por edhe disa shtete lindore ndiqnin politikë proruse”, shtoi ai.
Në mbledhjen e fundit të KiE, aplikimi i Kosovës nuk është përfshirë në axhendën e punimeve deri në maj 2023.
Aplikimi i Kosovës duhet të marrë 2/3 e votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
KiE ka në përbërje 46 vende anëtare, kurse Asambleja përbëhet nga 306 anëtarë që zgjidhen nga përfaqësues të parlamenteve të këtyre vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja
U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:50 Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown
- 17:18 Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët