Ish-myftiu: E tepruar që fëmijët të pikturohen si djaj
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se është e tepruar që fëmijët të pikturohen si djaj në festën e Halloween-it.
Për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania, Gurra u shpreh se nuk ka asnjë problem që një fëmijë të pikturohet si engjëll, pasi kjo është tipike e fëmijëve, por nuk kanë pse të dalin nga natyra.
“Të vishet një kostum dhe t’i jepet një fytyrë ëngjëllore duke iu përshtatur botës kryesisht të fëmijëve, sigurisht që është gjëja më pozitive, por nëse do më pyesje personalisht, është shumë i tepruar ky djallëzimi sidomos i botës fëmijënore. Ata janë të gjithë ëngjëj,” – u shpreh ish-myftiu.
Ndërkohë më herët, studiuesja Ledi Shamku tregoi në një intervistë për Euronews Albania se më 31 tetor besohej nga antikët se kishte një “dorëzim pushtetesh” mes dritës dhe errësirës.
Shamku tregoi se në malësitë tona katolike, kjo festë është e vjetër dhe ka një mënyrë unike kremtimi. Tryeza e 31 tetorit në darkë lihet e shtruar dhe në parvazet e dritareve ndizen qirinj, sepse besohet se shpirtrat atë natë gjejnë rrugën për në shtëpi përmes dritës dhe çmallen me banesën e njerëzit që kanë lënë pas.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset