Zagani: Gjykata më dënoi më shumë mua që e denoncova se sa Tahirin

7 Shkurt 2022 | 21:33

Dritan Zagani, ish-oficeri që denoncoi Saimir Tahirin tha se është dënuar më shumë për shpërdorim detyre se ish-ministri.

“Të dënosh Saimir Tahirin 3 vjet e gjysmë për shpërdorim detyre, ish-ministrin tim, për ato që kam thënë unë. Ndërkohë që unë jam 4 vjet e gjysmë i dënuar për të njëjtën vepër penale,” – deklaroi ai.

Sipas Zaganit gjithnjë ka për të pasur lidhje të drejtësisë me krimin, por jo aq hapur sa u bë në kohën e Tahirit. Ai gjykoi se dënimi i ish-ministrit nuk është i mjaftueshëm për gjithë dëmin që ka shkaktuar.

Zagani tha se interpretimi i ligjit duhet studiuar, ndërsa pretendon se gjatë gjithë kësaj kohe nuk i është paraqitur asnjë provë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Ish-oficeri i antidrogës është aktualisht në Zvicër dhe ka marrë strehim politik. Nëse do të kishte besim do të vinte që nesër në Shqipëri, por sipas tij nuk ka për të pasur asnjëherë drejtësi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026