Ish-presidenti Meta letër Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Po më shkelen të drejtat themelore

14 Prill 2026 | 17:05

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar me një letër publike Komitetit të Helsinkit, ku ngre akuza për shkelje të të drejtave të tij gjatë qëndrimit në paraburgim në IEVP “Jordan Misja”.

Në letrën e gjatë Meta pretendon se po i mohohen të drejta themelore që nga kufizime në ajrosje deri te mungesa e transparencës lidhur me vendimet disiplinore. 

Ai e cilëson situatën persekutimi politik, ndërsa kërkon trajtim të barabartë me të paraburgosurit e tjerë dhe respektim të plotë të të drejtave të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Ajo që më shqetësoi më shumë nga takimi  me përfaqësuesin tuaj ishte se përgjegjësi i Policisë i kishte thënë se edhe unë bëj ajrosje dy herë në ditë si gjithë të tjerët.

Unë i kërkova ballafaqim përfaqësuesit tuaj me këtë përgjegjës policie, emrin e të cilit ai nuk e dinte ose nuk ma tha.

Po kështu, jam i hapur në çdo kohë, në praninë tuaj apo të përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit, që të ballafaqohem me këtë përgjegjës policie, që mashtron  Komitetin e Helsinkit.

Që nga dënimi im, pas komunikimit telefonik me gazetaren Znj. Aida Toncica në 2 korrik 2025, përmes numrit të avokatit tim Z. Kujtim Cakrani, unë bëj vetëm një herë në ditë ajrosje, ndryshe nga 500 banorët e tjerë të IEVP-së “Jordan Misja” dhe këtë e dinë dhe e shohin të gjithë këtu, përveç këtij shefit të Policisë.

Po kështu, duhet të dini se edhe sot e kësaj dite edhe pse e kam kërkuar zyrtarisht edhe përmes avokatit tim, ende nuk na është dhënë vendimi zyrtar se përse jam dënuar unë nga Komisioni Disiplinor i IEVP “Jordan Misja”,  që në 2 korrik 2025.

A nuk kam të drejtë edhe unë si çdo qytetar që të njihem me bazën ligjore dhe arsyet e këtij vendim-dënimi?

Po kështu, pse të më mohohet e drejta edhe mua, si çdo qytetari tjetër për t’u ankuar?

Akoma më e rëndë është përgjigjja për ju, e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, që vlerëson se çfarë duhet të them unë në media  kur pyetem apo se nuk duhet të flas për çështjen  penale kundër meje pasi kjo mund të shqetësojë prokurorët.

Pra, të tjerët kanë të drejtë të shpërndajnë gënjeshtra në media se gjoja kanë dalë fakte të reja nga hetimi kundër Metës, se gjoja Meta ka përdorur karta amerikane, ndërsa unë nuk paskam të drejtë t’u them të gjithë shqiptarëve se jo vetëm karta amerikane dhe europiane, por kurrë nuk kam patur mundësinë të përdor as kartë shqiptare.

Në një vend demokratik, jo vetëm prokurorët kanë të drejtë të akuzojnë apo edhe të abuzojnë për fat të keq, e kjo varet nga personaliteti i tyre, por edhe i akuzuari ka të drejtë të mbrohet publikisht dhe të distancohet nga gënjeshtrat në adresë të tij”, shkruan veç të tjerash Meta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Berisha shkruan se përgjatë këtyr...
14:15 | 04/07/2026

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite

Presidenti Bajram Begaj këtë të shtunë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale dhe ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e...
08:43 | 04/07/2026

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Rama ka ndarë një...
08:30 | 04/07/2026