“Ish-ushtari i UÇK-së u burgos në Serbi se kaloi kufirin”, flet avokati nga Kosova
Sipas vendimit të gjykatës serbe ish-luftëtari i UÇK-së, Hasan Dakaj, i cili u arrestua disa ditë më parë nga autoritetet serb në pikën kufitare të Mërdarës do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë në burgjet serbe.
Masën e paraburgimit e ka konfirmuar dhe vetë avokati i ish-luftëtarit të UÇK-së, Xhevdet Smakiqi.
I ftuar në “Good Morning Albanians” avokati Smakiqi e ka c ilësuar mbajtjen në paraburgim të ish-luftëtarit të UÇK-së një rrëmbim dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
“Hasan Dakaj po shfrytëzonte të drejtën e lëvizjes së lirë të garantuar me kushtetutë të Kosovës, por edhe liberalizimin e vizave që Bashkimi Europian e futi në fuqi që nga 1 janari 2024. ai me vëllain e tij Xhaviti u nis për në Itali, ata u ndaluan nga policia serbe dhe u dërguan në qendrën e paraburgimit në Beograd.
Kjo për pikëpamjen tonë është edhe antiligjore edhe një lloj rrëmbimi, pasi Serbia tashmë që Kosova ka krijuar Gjykatën Speciale nuk ka asnjë funksion. Serbia nuk ka juridiksion mbi ushtarët e UÇK-së, kjo i takon Gjykatës së Hagës, që të merret me çdo person të UÇK-së që dyshohet të ketë kryer krime lufte”,tha avokati.
Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte në vitin 1999, kohë në të cilën ai ishte 19 vjeç.
Ish-luftëtari i UÇK-së, së bashku me vëllain e tij Xhevit Dakaj ishin nisur drejt Italisë por u ndaluan dhe arrestuan në pikën kufitare të Merdares teksa hynin në territorin serb. Kosova kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve për të ndërhyrë në lirimin e të arrestuarit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn