“Isha i dashuruar pas heroinës”, Marseli u jep mesazh ish-gruas dhe familjes së tij
Marseli, një i ri i cili prej 10 vitesh është i varur nga heroina, tregoi për emisonin “Real People” në Euronews Albania, se këtë lëndë narkotike e provoi për herë të parë në moshën 19-vjeçare.
Ai u shpreh se droga ia shkatërroi familjen, madje ishte më i dashuruar pas heroinës, se pas familjarëve të tij.
I riu, i dërgoi edhe një mesazh gruas dhe fëmijëve të tij, duke u thënë se i do shumë dhe se po ndryshon.
“Droga mua më shkatërroi familjen. E kam nisur që 19 vjeç, tani jam 31 vjeç. Kam kaluar edhe overdozë, kur e kam tepruar. Isha dashuruar mbas asaj droge, nuk ishte i dashuruar pas familjes sime.
Ndoshta ia transmetoj këtë lajm fëmijëve të mi, ish-bashkëshortes sime që unë nuk jam më i asaj rruge. I dua shumë, i përqafoj shumë, nuk i harroj sa të jetë jeta ime. Jam babai i tyre, janë fëmijët e mi, më dhimbsen shumë. Unë dua të bashkohem prapë me familjen time”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 21:33 Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
- 21:32 Ish-lojtari olimpik amerikan akuzohet për dëmtim të Pishinës Reflektuese
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro