“Isha moderne, vishja fustan të shkurtër kur nuk agjëroja”-besimtarja 73-vjeçe

11 Mars 2024 | 10:15

Këtë të hënë të 11 marsit nisi për besimtarët myslimanë muaji i amdhërishëm i Ramazanit.

Rejhana Kalamishi Shpendi 73-vjeçe, e cila agjëron prej moshës 30-vjeçe, ishte e ftuar në emisionin “Goodmorning Albanians”, ku rrëfeu eksperiencën e saj në rrugën drejt praktikimit të besimit.

73-vjeçarja tha se filloi të falej dhe agjëronte që prej vitit 1985 dhe këtë gjë e bënte fshehtas fillimisht.

Ajo shtoi se më përpara ishte një grua shumë moderne, që vishej me fustane të shkurtër, por që pas nisjes së praktikimit të besimit filloi të ndryshonte dhe stilin e jetesës.

73-vjeçarja tha s enë vitin 1997 bëri që dhe bashkëshorti i saj të niste praktikimin e besimit islam.

“Në 85-ën fillova të falja namazin, fillova të falesha 5-vakte në ditë. Fillova të ndihesha më mirë. Kam qenë shumë moderne më përpara, me fustane sipër gjurit, me dekolte, me zhapone, plazheve, hoteleve, çdo fundviti shkonim te 15-katëshi. Kam pasur një ekonomi shumë të shëndoshë dhe kisha një stil jete komplet ndryshe. Të bësh një kthesë 360 gradë është e vështirë dhe nga ajo modernja të kalosh tek ajo me shami është diçka që bie në sy. Unë i thashë familjes se nëse do të arrija të shkoja në Haxh do të vendosja mbulesën. Ka qenë viti 1998 kur shkova, ndërkohë që falja namazin dhe praktikoja agjërimin që nga viti 1985. Bashkëshorti nuk ndërhyri fare dhe më mbështeti dhe më that ë bëja çfarë të doja për sa i përket besimit. Në vitin 1997 bashkëshorti u bë besimtar gjithashtu”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024