“Isha në dasmë me 600 vetë në Turqi, u helmuam nga fishekzjarret”-regjisori Harxhi
Regjisori Ilir Harxhi tha në emisionin “Good Morning Albanians” se kishte qenë prezentë në një dasmë në Turqi, ku kishin marrë pjesë 600 të ftuar.
Ai tha se në këtë dasmë ndodhi diçka e cila ishte e ngjashme me incidentin që i mori jetën 113 personave në një dasmë në Irak.
Nga tepria e fishekzjarrëve, dasmorët filluan të kishin probleme me frymëmarrjen. Për fat të mirë nuk pati ndonjë zjarr të shkaktuar, por atmosfera nuk vazhdoi të ishte e njëjta.
“Dasma që unë isha në Turqi me 600 të ftuar, në një sallë shumë të madhe. Në fund të dasmës ndodhi diçka e ngjashme me dasmën e Irakut, por pa pasoja. Ishte ajo festa në fund fare, ku u ndezën disa fishekzjarrë.
Nga ato që kanë lartësi të ulët e nuk janë me shpërthime, por ishin aq shumë sa e bën toksike atmosferën në sallë. Ishte djegie, po ndienim vështirësi në frymëmarrje, ishin 600 veta, kishte nga ata që rrëzoheshin. Të gjithë shpëtuan, por atmosfera u bë shumë mbytëse”,-tha Ilir Harxhi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps