“Ishallah s’është fëmijë”- Peshkatari që gjeti trupin e 9-vjecares: Njoftova…
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.
Peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares, ka rrëfyer për emisionin “Review” në Euronews Albania, momentet e para kur ai pikasi viktimën, pra rreth orës 21:00
Hasani tha se ishte duke gjuajtur peshk, kur pa diçka të dyshimtë, të cilën nuk po e dallonte nëse ishte njeri apo kukull, duke u lutur që të mos ishte viktimë.
Ai tha se pasi e pa me dritën e telefonit për disa minuta, njoftoi Policinë, të cilët zbuluan më pas se ishte trupi i 9-vjeçares.
“Isha duke gjuajtur peshk, me dritë të telefonit pashë diçka poshtë atje në thellësi rreth 1 metër ujë. Nuk isha i sigurt se çfarë ishte, a ishte ndonjë kukull, ose njeri. Pasi e pashë me dritë telefoni rreth 10 minuta, atëherë njoftova Policinë.
Pasi e nxori Policia nga uji dhe aty konstatoi se ishte njeri. Që mbrëmë e deri në këto momente Policia ka qenë në vendngjarje. Ka qenë ora rreth 21:00, por telefonatën e kam bërë rreth 15-20 minuta me vonesë, sepse nuk e dija se çfarë ishte”, tha Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes
- 08:33 Autori i vrasjes së Charlie Kirk: Do doja të mos e kisha bërë
- 08:27 Pothuajse e gjithë Franca në zonën e kuqe dhe portokalli, temperatura do të arrijë në 41 gradë
- 08:24 SHBA-ja këmbëngl se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit
- 08:18 8 persona akuzohen për planifikimin e sulmit me dron dhe snajper në Shtëpinë e Bardhë