“Ishte një shaka”: Trump reagon për foton e IA që e tregon si Papë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk kishte të bënte fare me një foto të tij të gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA) si Papë, duke shtuar se ishte një shaka.
“Dikush më bëri një foto të veshur si Papa dhe e publikoi në internet. Unë nuk e bëra. Nuk kam idenë se nga erdhi. Ndoshta ishte teknologji e inteligjencës artificiale. Por nuk di asgjë për këtë. E pashë dje. Në fakt, gruaja ime mendoi se ishte e lezetshme. Ishte një shaka”, tha Trump, raportoi CBS News.
Trump theksoi gjithashtu se “katolikët e pëlqyen shumë”, ndërsa kritikoi gazetarët, duke thënë: “Ata nuk e kuptojnë shakanë. Nuk dua të them katolikët, dua të them media e rreme”.
Fotografia, e cila u postua në rrjetet sociale, tregon Trumpin me rrobën papale me gishtin e ngritur.
Trump u tha më parë gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se do të donte të bëhej Papë , ndërsa komentonte vdekjen e Papa Françeskut muajin e kaluar.
“Do të doja të isha Papa. Ky do të ishte opsioni im numër një”, tha Trump, duke shtuar se nuk ka ndonjë preferencë të veçantë dhe duke vënë në dukje se ata kanë një kardinal nga Nju Jorku – Kardinali Tim Dolan, i cili është “shumë i mirë”.
Reagimi ndaj fotos së gjeneruar nga inteligjenca artificiale iu drejtua shpejt Kardinalit Dolan, i cili tha se “nuk ishte e mirë” dhe shtoi se shpresonte që Trump të mos kishte të bënte fare me të.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak