Islanda barazon rezultatin përballë Shqipërisë

6 Qershor 2022 | 22:35

Shqipëria merr barazim në Islandë

Shqipëria dhe Islanda kanë ndarë nga 1 pikë në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 në Ligën e Kombeve.

Në takimin e luajtur të hënën në mbrëmjen në Reykjavík, rezultati final ishte 1-1.

Fillimisht, Shqipëria kaloi në avantazh me gol të shënuar nga Taulant Seferi.

Sulmuesi kuqezi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare për të shënuar në minutën e 30’.

Në minutat e para të pjesës së dytë, Islanda ka arritur që të barazojë rezultatin me gol të sulmuesit Dagur Thorsteinsson.

Kjo ishte ndeshja e parë për kuqezinjtë në Grupin 2 për Ligën e Kombeve.

Islanda ndërkohë vinte pas një barazimi 2-2 me Izraelin.

Në grupin e kuqezinjve bënte pjesë dhe Rusia, e cila për shkak të luftës në Ukrainë, është përjashtuar nga gara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026