Itali-Izrael në dyshim për t’u luajtur, kryebashkiaku i Udines kërkon shtyrjen

2 Shtator 2025 | 11:06

Ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës midis Italisë dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 14 tetor në stadiumin e Udines, është vënë në pikëpyetje për shkak të tensioneve të krijuara nga situata humanitare në Rripin e Gazës.

Kryebashkiaku i Udines, Alberto Felice De Toni, në një intervistë për Rai TgR Friuli Venezia Giulia, u shpreh se zhvillimi i kësaj ndeshjeje në këtë periudhë është “i papërshtatshëm” dhe kërkoi shtyrjen e saj për arsye sigurie dhe rendi publik.

“Duke pasur parasysh krizën humanitare, organizimi i një ndeshjeje të tillë në këtë moment nuk është i menduar mirë. Të mos nxisim polemika, nuk është rasti”, deklaroi De Toni, duke sugjeruar që ndeshja të shtyhet për një moment më të qetë.

Megjithatë, sipas autoriteteve të rendit, kompetencat për zhvillimin e takimit i përkasin Ministrisë së Brendshme, e cila deri më tani nuk ka dhënë sinjale për shtyrjen e tij.

De Toni kujtoi gjithashtu edhe protestat e vitit të kaluar gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kombeve, duke paralajmëruar se një situatë e ngjashme mund të përsëritet.

“Pati protesta një vit më parë, dhe pas një muaji e gjysmë me siguri do të ketë përsëri”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026