Italia bëhet finalistja e parë e Euro 2020, eliminojnë Spanjën me penallti
Italia është bërë finalistja e parë e Euro 2020 duke eliminuar Spanjën në gjysmëfinaleve me penallti.
Edhe pse Locatelli gaboi i pari nga pika e bardhë e 11-metërshit, Olmo dhe Morata gabuan nga spanjollët duke i dhënë fitoren Italisë.
Për të kaltrit kjo është ndeshja e 33-të pa humbje dhe një statistikë e tillë e bën ekipin e drejtuar nga Roberto Mancini të jashtëzakonshme.
Gjatë kohës së rregullt ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, ku për italianët shënoi Chiesa në minutën e 60’, kurse për spanjollët barazoi Morata 20 minuta më pas.
Në kohën shtesë të dy ekipet u treguan shumë të kujdesshme duke bërë që në përfundim të 120 minuta lojë rezultati të ishte barazim.
Tashmë do të pritet ndeshja mes Anglisë dhe Danimarkës për të përcaktuar finalisten e dytë të Euro 2020.
Finalja e madhe që do të përcaktojë fituesen e Kampionatit Evropian të futbollit do të luhet më 11 korrik në Uembli.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit