Italia kërkon njohjen nga UNESCO për kafenë ekspres
Pas njohjes së picës, si pjesë e listës së trashëgimisë kulturore botërore, tani e ka radhën kafeja ekspres. Italianët kerkojnë që origjinaliteti i kafes ekspres të njihet nga UNESCO.
Kafeja është pija e dytë më e konsumuar në botë pas ujit dhe lindja e makinës së parë ekspres, e shpikur në Itali në fund të shekullit të 19-të, ka kontribuar në popullaritetin e saj global.
Pirja e ekspresit në Itali është një mënyrë jetëse, por për ata që janë ekspertë në UNESCO duhet të jetë më shumë se kaq.
Ilaria Danesi, anëtare e Konsorciumi për Ruajtjen e Kafesë Tradicionale Italiane Espresso thotë se “Kultura e ekspresit është shpërndarë në mbarë botën dhe me këtë projekt ne duam të marrim patentën e identitetit të tij. Sepse të gjithë duhet ta dinë se ekspreso ka lindur nga kreativiteti i italianëve ”.
Ndërsa, Giorgia Orlandi, korrespondentja e Euronews në Romë tregon se sa e rëndësishme është tradita e ekspresit për italianët “Është një shkëputje e këndshme nga rutina e përditshme, një justifikim për të takuar ndonjë mik ose për të diskutuar për punë. Dhe mbi të gjitha është lirë, pavarësisht nga statusi ajo është e përballueshme dhe e shijshme për të gjithë”
Por si të dallojmë një kafe cilësore?
Iaria Danesi rrëfen sekretin se ku dallon kafeja italiane duke theksuar “se është e vetmja e cila ka kremin karakteristik në sipërfaqe”.
Në dhjetor, një grup që përfaqësonte ekspresin napoletan – paraqiti një kërkesë të ngjashme, por do të duhet të presim edhe disa muaj të tjerë për të zbuluar nëse këto përpjekje do të jenë të suksesshme.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin