English

“Italianët i mbajtëm”, Rama: U desh lufta ruse që BE të kuptonte nevojën e bashkimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me bashkëatdhetarët shqiptarë të Italisë në Milano.

- Advertisement -

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shqiptarët kanë pasur një dashuri shumë të madhe për Italinë, e cila pas viteve 90’ sipas tij, nuk ishte në të njëjtin raport për popullin tonë.

Rama tha se shqiptarët gjatë luftës së dytë botërore i mbajtën në shtëpi dhe i ushqyen italianët, por pas viteve 90’, sipas tij, bashkëkombasit tanë u përballën me vështirësi shumë të mëdha në vendin fqinj.

“Një adhurim deri në vetmohim i një Italie që në mendjen e shqiptarëve kishte marrë pamjen e një toke të shenjtë ku gjendej parajsa e kësaj bote, një dashuri e verbër pa kushte që nuk linte gjë mangut të gjitha dashuritë platonike. Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizori ku iknin dritat e zeza.

Si atëherë kur italianët e fundit u morën në shtëpitë e shqiptarëve, të cilët i ushqyen dhe i trajtuan si familjarët e tyre, derisa i nisën për në familjet e tyre. Motra e vëllezër, mora shumë mesazhe nga shqiptarët në Itali pas valles kuqezi në zemër të Greqisë. Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje.

Sot shtet demokratike ose ia dalin të gjithë së bashku në Europë, ose mbesim mbrapa në një Europë që sot është më shumë e sfiduar që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjermania ia doli të bashkohej pa lojëra politike apo për të pritur që gjermano lindorët të përshtateshin. Ndërsa BE u zvarrit me zgjerimin derisa rusët u shfaqen me luftën e parë pushtuese duke e bërë Europën të kuptojë se duhet të bashkohet një orë e më parë përmes urave të demokracisë, jo të bashkohet me hapin e breshkës përmes burokracisë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?