Iu bashkuan bashkëshortëve në Siri, SPAK kërkon 7 vite burg për gratë xhihadiste
Prokuroria e Posaçme dha këtë të martë pretencën për 5 gratë e akuzuara se shkuan në Siri e iu bashkuan luftëtarëve shqiptarë për xhihad.
SPAK ka kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore.
Si përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhë 5 vjecare. Vendimi pritet të jepet pas disa ditësh nga GJKKO.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme i hetoi gratë xhihadiste që u riatdhesuan nga kampet e Sirisë në Shqipëri për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet te huaj.
Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)