Iu shemb shtëpia nga përmbytjet në Maliq, bashkia strehon familjen Brahimllari

29 Nëntor 2025 | 21:34

Pas publikimit të rastit të familjes Brahimllari në fshatin Zvirinë, të cilës iu shemb banesa si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve, Bashkia Maliq ka reaguar menjëherë duke i gjetur një zgjidhje të përkohshme problemit të tyre.

Familja prej 5 anëtarësh, e cila deri dje jetonte në një kasolle të improvizuar me plastikë pasi shtëpia u shpall e pabanueshme, është sistemuar sot në një banesë tjetër me qira, e cila do të paguhet nga bashkia deri në rikonstruksionin e plotë të shtëpisë së tyre të dëmtuar.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Bashkisë Maliq kanë ndjekur nga afër rastin që në momentet e para të emergjencës dhe kanë vlerësuar se kushtet në të cilat ndodhej familja përbënin rrezik serioz, sidomos për fëmijët. Për këtë arsye, është kërkuar menjëherë një zgjidhje alternative strehimi.

“Nuk do t’i lëmë qytetarët tanë në mes të dimrit në qiell të hapur. Familja Brahimllari do të strehohet në kushte të sigurta deri sa banesa e tyre të riparohet,” – ka thënë nëpërmjet telefonit kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.

Ndërkohë, grupet e punës kanë nisur procedurat teknike për inspektimin dhe më pas ndërhyrjen në shtëpinë e dëmtuar, që të rikthehet sa më shpejt e banueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026