Izraeli kërkon nga Hamasi lirimin e pesë 5 pengjeve dhe dorëzimin e dhjetë trupave

2 Mars 2025 | 15:20

“Izraeli kërkoi që Hamasi të lirojë pesë pengje të gjallë dhe të kthejë dhjetë trupa, në shkëmbim për lirimin dhe të burgosurit palestinezë dhe zgjerimin e dërgesave humanitare,” thuhet në mediat izraelite. Sipas burimeve, nisma e Izraelit parashikon një zgjatje njëjavore të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit.

Burimet thanë se për këtë çështje delegacioni izraelit ka zhvilluar me ndërmjetës në 48 orët e fundit. Nëpërmjet ndërmjetësuesve, Izraeli kërkoi që Hamasi t’u përgjigjet këtyre kushteve deri në mesnatën e së premtes. Hamasi kishte njoftuar ndërmjetësuesit se kishte refuzuar kushtet e Izraelit, duke i kritikuar ato si “shkelje të marrëveshjeve ekzistuese”. Hamasi thuhet se ka theksuar angazhimin e tij ndaj marrëveshjes origjinale.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ushtria izraelite kishte bllokuar dërgesat humanitare në Rripin e Gazës dhe mbylli të gjitha pikat e kontrollit përgjatë kufirit të enklavës. Hapi u ndërmor pas refuzimit të Hamasit për të pranuar planin për zgjatjen e armëpushimit në Gaza të ofruar nga i dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff.

Zyra e Netanyahut tha më herët se Izraeli pranon planin e përkohshëm të armëpushimit të Witkoff. Sipas planit, grupet palestineze duhet të lirojnë gjysmën e pengjeve dhe të dorëzojnë trupat e të vdekurve ditën e parë dhe të lirojnë pengjet e mbetura, të gjallë dhe të vdekur, në fund, nëse arrihet një marrëveshje për një armëpushim të përhershëm.

Në mesin e janarit, Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje tre-fazore të ndërmjetësuar nga Egjipti, Katari dhe SHBA për të liruar pengjet e mbajtur në Gaza dhe për të shpallur një armëpushim në enklavë. Marrëveshja trefazore hyri në fuqi më 19 janar. Faza fillestare 42-ditore e armëpushimit përfundoi më 1 mars. Të gjithë pengjet izraelitë të gjallë dhe trupat e të vdekurve që supozohej të dorëzoheshin në fazën e parë janë kthyer në Izrael. Në këmbim, Izraeli liroi mbi 1500 të burgosur palestinezë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia dhe Ukraina intensifikojnë sulmet. 28 dronë rrëzohen pranë Moskës, Kievi shënjestrohet nga raketat balistike

Rusia dhe Ukraina nisën sulme të reja ajrore nga nata e së enjtes deri mëngjesin e të premtes. Ndërsa Moska pretendon se ka rrëzuar të...
10:51 | 26/06/2026

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut, Kim Geun-hee është dënuar me shtatë vjet burg për ryshfet.  53-vjeçarja u shpall fajtore për pranimin e “sendeve të...
10:42 | 26/06/2026

Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të enjten se ka hequr disa sanksione dhe do të lejojë të gjitha transaksionet me Venezuelën lidhur me përpjekjet për ndihmë pas...
10:24 | 26/06/2026