Izraeli operacion në Bregun Perëndimor, vriten 4 palestinezë
Katër palestinezë janë vrarë, përfshirë tre adoleshentë, dhe shtatë të tjerë janë plagosur, gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, thanë zyrtarët palestinezë më 6 gusht.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha të martën se operacioni u krye gjatë natës në fshatin Akaba, në veri të Bregut Perëndimor.
Në mesin e të vrarëve ishin dy 19-vjeçar dhe një 14-vjeçar.
Ndaras, grupi militant, Xhihadi Islamik, raportoi për luftime të ashpra me ushtrinë izraelite në kampin e refugjatëve në Xhenin, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.
Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto ngjarje.
Izraeli ka kryer operacione ushtarake pothuajse në baza ditore në mbarë Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke nxitur luftën në Gazë. Palestinezët nga Bregu Perëndimor po ashtu kanë kryer një numër sulmesh ndaj izraelitëve.
Ministria e Shëndetësisë tha se më shumë se 600 palestinezë janë vrarë nga izraelitët në Bregun Perëndimor që nga nisja e luftës në Gazë. Shumica janë vrarë gjatë operacioneve të ushtrisë dhe në protestat e dhunshme.
Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen. Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.
Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë