Ja çfarë duhet të dini për garën e Spanjës në F1
Formula 1 kthehet në Europe për “Spanish Grand Prix” këtë fundjavë. Gjithcka në Barcelonë fillon me dy sesione provash të lira të premten përpara të tretit të shtunën që shoqërohet nga Provat Zyrtare në orën 16:00. “Spanish Grand Prix” do të zhvillohet të dielën në orën 15:00 dhe transmetohet në Euronews Albania si dhe IN Radio.
Në atë që duhej të ishte sezoni i Ferrari’t, makinat e përmirësuara Mercedes u futën në garë me Red Bullin e Max Verstappen dhe binomin e McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri. Disa nga pyetjet që duhet të marrin përgjigje janë: A do të kthehet Red Bull sërish e shpejtë? A do të kthehet Ferrari nga telashet e Kanadasë? A do të blindojë McLaren pozicionin si një sfiduese e rregullt? Etj…
Stastika në Barcelonë:
- Gara e 1’rë – 1951 (Pedralbes)
- Gjatësia e pistës – 4.657km
- Xhiro më e shpejtë – 1’16”330s, Max Verstappen, Red Bull, 2023
- Pole positions – Michael Schumacher (7)
- Fitore – Michael Schumacher & Lewis Hamilton (6)
- Distanca deri në kthesën e 1’rë – 595 metra
- Parakalime në vitin 2023 – 107
- Probabiliteti i Safety Car– 50%
- Probabiliteti i Virtual Safety Car – 25%
- Koha në Pit stop – 22.88 sekonda
- Kuriozitet – Fernando Alonso fitoi 10 vite më parë në “Circuit de Barcelona-Catalunya”

5 pilotët e fundit në pole position
- 2023 – Max Verstappen (Red Bull)
- 2022 – Charles Leclerc (Ferrari)
- 2021 – Lewis Hamilton (Mercedes)
- 2020 – Lewis Hamilton (Mercedes)
- 2019 – Valtteri Bottas (Mercedes)
- 5 fituesit e fundit në Spanish GP
- 2023 – Max Verstappen (Red Bull)
- 2022 – Max Verstappen (Red Bull)
- 2021 – Lewis Hamilton (Mercedes)
- 2020 – Lewis Hamilton (Mercedes)
- 2019 – Valtteri Bottas (Mercedes)
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve