“Beteja e Banjskës”- Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës

2 Tetor 2023 | 11:54

Gazetari Xhemajl Rexha, i cili ka raportuar sulmin dhe detaje nga Veriu i Kosovës, ishte këtë të hënë në studion e Euronews Albania, ku tregoi përjetimet gjatë raportimit dhe dha detaje në lidhje me shkëmbimin me armë zjarri në Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic kosovar dhe tre sulmues serb.

Ai theksoi se as policia e Kosovës nuk është futur brenda Manastirit ku ndodhi dhe sulmi pasi nuk lejohet.

Më tej ai nënvizoi se Policia e Kosovës nuk ka lëvizur kamionët që janë përdorur për të vënë barrikada që kanë çuar të vrasja e policit për t’i ruajtur si prova.

“Të shtënat vazhduan deri në orën 11-12. Ne nuk afroheshim dot, policia na kthente. Ishte një skenë krimi, nuk futeshim dot. Ishte një sulm i organizuar. Në Manastir u futëm të mërkurën. Policia e Kosovës nuk ka lëvizur kamionët që janë përdorur për të vënë barirkada që kanë çuar të vrasja e policit për t’i ruajtur si prova. Të gjitha sulmet në Manastri janë të dukshme. Brenda Manastirit nuk ka të drejtë të futet brenda Manastirit”-tha ai.

Më tej ai tregoi dhe momentin kur ka vizituar shtëpinë e policit të vrarë tashmë “Hero i Kosovës” Afrim Bunjaku.

“Bunjaku ka tre fëmijë dy djem dhe një vajzë. Djali i Bunjakut më tregoi shtëpinë, nuk e njihja. Kur po shkoja te familja e Bunjakut takova djalin 10-vjeçar, i thashë ku është shtëpia e policit dhe më tha unë jam djali i tij, dhe më pas më shoqëroi te shtëpia”-shtoi ai.

Specialja “Beteja e Banjskës” e realizuar nga Xhemajl Rexha, do të transmetohet mbrëmjen e sotme në orën 9:30, në Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026