“Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer”- Holanda humbet një nga lojtarët më të mirë
Dëmtimi i pësuar në ndeshjet e fundit me Barcelonën në La Liga, i ka kushtuar mesfushorit De Jong, vendin në Euro 2024. 27-vjeçari ka braktisur grumbullimin për shkak të lëndimit, ndërsa stafi mjekësor ka konfirmuar se rikuperimi kërkon më tepër kohë nga ajo në dispozicion. De Jong u thirr nga trajneri Koeman, por nuk mori pjesë në asnjë prej seancave stërvitore me skuadrën, por kur duhet dhe pak ditë nga nisja e Euro 2024, u konfirmua largimi i tij.
Një shqetësim i madh për trajnerin e tulipanëve, ndërsa një reagim bëri dhe vetë lojtari në rrjetet sociale. “Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer që nuk mund të shkoj në Europian. Kemi bërë shumë punë në javët e fundit, por për fat të keq kavilja ime kërkon më shumë punë”, shkroi De Jong.
Holanda zhvilloi dhe miqësoren e fundit në prag të Euro 2024, duke mposhtur Islandën në shifrat 4-0. Tulipanët dominuan plotësisht ndeshjen, ndërsa golat u shënuan nga Simons, Van Dijk, Malen e Weghorst. Sfida e radhës është ajo ndaj Polonisë në Euro 2024, ku pjesë e grupit D janë dhe Franca e Austria.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjermania “e pushtuar” nga ngjyrat kuq e zi, Baku: Do ketë organizime në çdo qytet
- Tensione në kombëtaren gjermane, 2 futbollistë përplasen në stërvitje
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit