“Jam kryeministri më i mirë ndër artistët”- Rama çel ekspozitën në Athinë

21 Mars 2023 | 11:40

Kryeministri Rama e nisi vizitën e punës në Athinë, me çeljen e një ekspozite me vepra artistike të realizuara prej tij, në Zappeion Megaron,ku të pranishëm ishin Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Punëve të Jashtme  Nikos Dendias, si dhe artistë dhe politikanë të tjerë.

Në ceremoninë e mikpritjes, Ministri i Punëve të Jashtme  të Greqisë Nikos Dendias u shpreh se përzgjedhja e Zappeion Megaron, e cila është pjesë e trashëgimisë kombëtare të qytetërimit grek, për të çelur këtë ekspozitë, mbart një simbolikë shumë të fortë dhe e qartë.

“Ky është pikërisht vendi ku në vitin 1979 u nënshkrua Traktati i Anëtarësimit në atë që ishte Komuniteti Ekonomik Europian asokohe. Isha një student shumë i ri i Universitetit të Athinës, që ndodhet diku atje, përtej kolonave, që shihja Georgios Ralis dhe Konstantinos Karamanlis që hidhnin firmën pikërisht këtu. Kështu, ky është pasqyrim i mënyrës si e shohim Shqipërinë, një fqinjë, një mike të afërt dhe, më lejoni ta them, shpresoj, së shpejti, si pjesë e familjes sonë të përbashkët europiane.” – u shpreh Dendias.

Në fjalën përshëndetëse Rama falenderoi ministrin e Jashtëm grek për propozimin e bërë për çeljen e ekspozitës në Athinë.

“Do të doja të flisja disa fjalë greqisht dhe do të më pëlqente shumë t’i drejtohesha këtij auditori përmes kësaj gjuhe kaq të bukur e të lashtë, një gjuhë që është folur nga njerëz, të cilët i sollën kaq shumë mrekulli kësaj bote dhe që folën aq bukur për artin dhe të bukurën. Po, për fat të keq, nuk e flas, kështu që po ju drejtohem në anglisht, sepse e di që edhe shqipja juaj nuk është fort e mirë.

Dua të them, para së gjithash, se jam shumë mirënjohës për këtë pritje të mahnitshme dhe për këtë ngjarje kaq të veçantë. Nuk është ekspozita ime e parë artistike, por është e para herë që vizitoj një vend si Kryeministër dhe në çantë nuk mbaj vetëm shënimet, por edhe artin tim. I jam thellësisht mirënjohës edhe Nikos, i cili pati rol kyç për ta bërë të mundur realizimin e gjithë kësaj, pasi vizitoi zyrën time dhe i lindi dëshira ta sillte këtu. Kështu, Niko më solli edhe mua bashkë me zyrën, sepse ajo që do të shihni sot është një variacion i asaj çfarë e përbën zyrën time: vizatimet mbi tryezë, skulpturat e mia, disa prej të cilave varen në zyrë dhe letra e murit që është kompozuar me vizatimet e mia.

Dua po ashtu të falënderoj Katerinën, e cila është treguar shumë e duruar, sepse është një kuratore tejet profesioniste dhe nuk ka punuar kurrë më parë me një Kryeministër. Meqë ra fjala, unë jam artisti më i mirë ndër kryeministra dhe padyshim kryeministri më i mirë ndër artistë. Katerina është mësuar të jetë ajo kryeministre sa herë merret me subjektet e saj, kështu që kjo ishte një përvojë ndryshe, sepse i duhej koha ime, unë kohë nuk kisha; i duhej vëmendja ime, po mendjen e kisha tjetërkund, pikërisht siç ndodh kur vizatoj, sepse kur vizatoj në zyrën time, vëmendja nuk është tek ajo çfarë bëj me duar, por i lë sytë të lëvizin bashkë me duart, ndërsa mendja është plotësisht e përqendruar te çështja që diskutohet me bashkëpunëtorët e mi ose te bashkëbisedimet telefonike ose teksa peshoj vendimet që duhen marrë kur jam vetëm”, tha Rama.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026