“Jam përgjuar nga maqedonasit”, Ali Ahmeti: Si dola kundër Gjykatës Speciale
Në një intervistë për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti, deklaroi se ka qenë subjekt përgjimesh nga shërbimet e sigurisë maqedonase.
Ai u shpreh se këto përgjime dëshmojnë përkushtimin e tij për të votuar Gjykatën Speciale me qëllimin e vetëm për të nxjerrë në dritë të vërtetën mbi luftën në Kosovë.
“Unë jam i përgjuar nga Maqedonia dhe në ato përgjime shihet qartë se si flas me deputetë për ta votuar Gjykatën Speciale, jo që ajo të devijojë apo të krijojë dëshmitarë të rremë, por që e vërteta të dalë në pah, e vërteta që është fshehur në librin e verdhë,” – u shpreh Ahmeti.
Ai theksoi se nuk pranon që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të gjykohet për ngjarje që, sipas tij, janë të inskenuara nga vetë shërbimet serbe.
“Si mund ta gjykosh UÇK-në për rastin e Pejës, ku u vranë 9 serbë? Më vonë doli se ishte vetë organizim i shërbimeve serbe. Ashtu si rasti i Martinoviqit, që dhunoi veten dhe akuzoi shqiptarët,” – deklaroi ai.
Ali Ahmeti ngriti shqetësimin se shumë prej akuzave që rëndojnë mbi shqiptarët janë pjesë e dezinformimit nga shërbimet e fshehta serbe.
Ai shtoi se qëllimi i tyre nuk ka qenë kurrë të bëjnë krime, por të ndërtojnë një strukturë të organizuar ushtarake për mbrojtje dhe çlirim, gjë që nuk u arrit plotësisht për shkak të dinamikave të kohës.
“Objektivi ynë ka qenë të ndërtojmë strukturën ushtarake, por nuk arritëm te ky objektiv, sepse zhvillimet ishin aq të forta sa gjithkush vepronte ku donte. Nuk u arrit të krijohej një hierarki për një ushtri të mirëfilltë,” – tha Ahmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare