“Janë sekserë, prandaj sulmohen si sot”- Avokati përplaset me gazetarin: Gjobaxhinj!

29 Maj 2024 | 22:06

Avokati Gentian Rumano dhe gazetari Reldar Deda janë përplasur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku po diskutohej për dhunimin e avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesit, gjatë paradites së sotme.

Gazetari Deda tha se avokatët janë kthyer në sekserë dhe hyjnë në marrëdhënie biznesi me klientët e tyre dhe prandaj sipas tij sulmohen.

Nga ana tjetër Rumano tha se avokatët janë njerëz të ndershëm që ofrojnë shërbim për klientët e tyre dhe paralajmëroi Dedën që të mos i quante avokatët sekserë, në të kundërt ai do i quante gazetarët gjobaxhinj.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Deda: Avokatët ndonjëherë futen në disa marrëdhënie duke shfrytëzuar njerëzit, duke shfrytëzuar pamundësinë, duke shfrytëzuar këtë sistem, sistemin e vjetër të drejtësisë ku avokati në vend të jetë rregullator i ligjit, futet në pozicionin e sekserit. Kjo është një pamje që tragjeditë prodhohen për shkak se raporti me klientin tënd ka qenë përfitues, jo korrekt. Unë e shoh te studiet ligjore që avokatët nuk luajnë rolin e tyre që të shkojë haku te i zoti, por futen në marrëdhënie biznesi.

Rumano: Ky është shërbim o zotëri. Nga i nxjerr ti këto. Avokati nuk të detyron o zotëri. Avokati harxhon kohën për ty, harxhon jetën e vetë për të qëndruar pas klientit të vetë. Ku e gjete ti avokatin sekser mo. Nuk mund t’i etiketosh ti avokatët si sekser o zotëri. Nëse ti i etiketon avokatët si sekserë, unë mund të them që gazetarët janë gjobaxhinj. Por nuk e them kurrë sepse gazetarët janë të nderuar. Avokatët bëjnë shërbimin. Nuk mund t’i fyesh dot avokatët ti.

Deda: Ka edhe gazetarë gjobaxhinj. Por ka edhe të ndershëm, edhe kanë kurajon e ta thonë të vërtetën në sy. Jam 10 herë më aktor se ty. Më tregon mua t’i çfarë janë avokatët. Jeni sekserë të sistemit të drejtësië. Unë të them edhe emrin e avokatit që e ka bërë këtë gjë, emrin e studios ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026