“U shoqëruan disa protestues në Komisariat”, Kaso: Policia i provokoi dhe i dhunoi

29 Tetor 2024 | 19:49

Ivi Kaso i cili është vendosur në Bradashesh për të protestuar tha për Euronews Albania  se policia ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë dhe ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Ai tha se rreth 4-5 persona janë shoqëruar.

I pyetur nga gazetari Xhensil Shkëmbi nëse protesta në këtë zonë mund të quhet e mbyllur, Kaso tha se ajo do konsiderohet e tillë vetëm kur të gjithë të shoqëruarit të dalin nga komisariati.

“Ishte ndërhyrje e paprovokuar e policisë e cila ushtroi dhunë ndaj protestuesve. Ka të dhunuar ka të shoqëruar, po përpiqemi të marrim vesh bilancin, por ka 4-5 persona të shoqëruar. Tani do nisemi drejt komisariatit të bëjmë të gjitha procedurat për ti nxjerrë se kemi të bëjmë me persona që po protestonin me duar në xhepa dhe u provokuan, dhe u dhunuan nga policia e shtetit nga forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe nga civilë pa shenja identifikuese”,-tha Kaso.

Ai shtoi se përgjegjësit për këtë dhunë do të vihen para përgjegjësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026