“Janë të rraskapitur, s’kanë ku shkojnë”,OKB: Rreth 70 mijë palestinezë u zhvendosën
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) tha se rreth 60,000 deri në 70,000 njerëz janë detyruar të largohen nga qyteti jugor i Gazës drejt al-Mawasi që nga dje.
“Zhvendosja vazhdon për mijëra familje në të gjithë Gazën”, tha UNRWA në një postim në X. “Njerëzit në Gaza janë të rraskapitur dhe nuk kanë ku të shkojnë.”
Ndërkohë një zëdhënës i Antonio Guterres thotë se shefi i OKB-së do të mirëpriste “çdo lëvizje që i afron palët më pranë një armëpushimi”.
Komentet e Florencia Soto Nino në Nju Jork vijnë vetëm disa orë pasi SHBA, Katari dhe Egjipti i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të kthehen në bisedimet e armëpushimit javën e ardhshme.
“Ne kemi folur për të për muaj e muaj dhe çdo gjë që punon drejt këtij qëllimi është shumë e mirëpritur,” tha ajo.
“Ne kemi bërë thirrje për bisedime dhe negociata mbi përshkallëzimin dhe mendoj se situata aktuale humanitare në Gaza… e bën atë edhe më kritike.”
Displacement continues for thousands of families across #Gaza. Yesterday, following evacuation orders in the Khan Younis area, an estimated 60,000 – 70,000 people have been forced to flee towards Mawasi.
People in Gaza are exhausted, and they have nowhere to go. #CeasefireNow pic.twitter.com/rCbL2eAf95
— UNRWA (@UNRWA) August 9, 2024
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve