“Janë toksike”, eksperti rendit rreziqet shëndetësore nga pesticidet në luleshtrydhe

4 Prill 2025 | 17:59

I ftuar në emisionin “People”, eksperti Abdyl Sinani tha se pesticidi i gjetur në luleshtrydhet e ardhura nga Greqia është shumë i rrezikshëm për shëndetin tonë.

Ai renditi efektet negative të konsumimit të luleshtrydheve të konstatuara me këtë pesticid, duke thënë se përbëhet nga lëndë toksike dhe mund të sjellë pasoja tek gratë për lindshmërinë dhe deri tek shkaktimi i kancerit.

“Këto lëndë janë toksike dhe helmojnë organizmin, prandaj janë shumë të dëmshme për shëndetin. Ato krijojnë probleme për hormonet, probleme në lindshmërinë e grave, dhe nëse konsumohen për një periudhë të caktuar, mund të ndikojnë në shkaktimin e kancerit. Në sistemin nervor ato ndikojnë gradualisht, duke filluar me marrje mendsh, dhimbje koke dhe dobësim të organizmit, por kjo varet nga sa shumë konsumojmë”, tha eksperti Sinani.

Kujtojmë se tre ngarkesa me luleshtrydhe të ardhura nga Greqia kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, duke u bërë objekt hetimi nga Komisioni Europian (RASFF).

Sipas të dhënave të publikuara, një nga ngarkesat ka hyrë në Shqipëri më 1 prill dhe ka rezultuar me mbetje të pesticidit Clofentezine, një substancë që përdoret për luftimin e merimangave në bimë.

Kjo substancë është e ndaluar në disa vende për shkak të toksicitetit të saj të lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026