Kartolina dhe lule për 7 marsin, nxënësit tregojnë dhuratat që u bënë mësuesve

7 Mars 2025 | 17:18

Në festën e mësuesit, nxënësit kanë për zakon të shprehin vlerësimin e tyre për punën dhe përkushtimin e mësuesve me lule dhe dhurata të tjera.

Ky ritual ka marrë një rëndësi të veçantë, ku prindërit dhe nxënësit përpiqen të zgjidhin dhuratën më të përshtatshme për mësuesit e tyre, duke dhënë një mesazh mirënjohjeje dhe respekti për punën e palodhur që ata bëjnë çdo ditë.

Lulet janë simbol i festave, veçanërisht në ditën e mësuesit. Prindërit kanë nisur porositë disa ditë përpara, për të siguruar buqetën e përkryer që do të dërgojnë në shkollë. Po ashtu, edhe këtë vit festa nuk ka kaluar pa një rritje të çmimeve.

“Këtë vit kemi trende shporta dhe kuti në formë çante, më fashion se vitet e tjera. Po ashtu, ka ndryshime të çmimeve për shkak të furnitorëve që ofrojnë çmime më të larta sesa ditët e zakonshme, kështu që cmimet janë dikë rreth 20% më të larta. Shporta e thjeshtë mund të nisë nga 1500 lekë, ndërsa ato më të shtrenjta mund të arrijnë 10,000 lekë dhe më tepër për kompozime speciale dhe bimë”, thotë Evis Kazazi, shitëse në një dyqan dhuratash.

Dhuratat e vitit të kaluar kanë treguar një diversifikim, duke mos u kufizuar vetëm në buqeta me lule.

Nxënësit kanë nisur të përfshijnë në dhuratat e tyre edhe objekte me vlerë simbolike si varëse apo kartolina, një shenjë e një dhurate më të personalizuar dhe të veçantë.

“Mbledhëm lekët dhe i bëmë një dhuratë të madhe, një varse. E gjithë klasa e zgjodhi dhe mësueses i pëlqeu shumë. Ishte një varse flori.”

Nxënësit përpiqen të bëjnë dhurata më të veçanta dhe të paharrueshme për mësuesit e tyre, duke iu dhuruar atyre jo vetëm simbolika të thjeshta, por edhe objekte të kujdesshme që shprehin vlerësim dhe mirënjohje të thellë.

Një tjetër nxënës tha: “Unë i bëra mësueses një kartolinë dhe një trëndafil.

Më 7 mars, Shqipëria kremton Ditën e Mësuesit, një ditë e cila është shenjë e mirënjohjes për mësuesit, dhe urimet vijnë jo vetëm nga ata që janë aktualisht në shkollë, por edhe nga ish-nxënësit, të cilët vazhdojnë të kujtojnë me ngrohtësi dhe respekt ata që u kanë dhënë dije dhe udhëzime gjatë viteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro

Policia gjermane po heton zhdukjen misterioze të 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk mbërritën kurrë në destinacion gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës. Sipas...
13:36 | 14/07/2026