I përkushtoi jetën edukimit të nxënësve, historia e mësuese Mjaftores

7 Mars 2025 | 16:55

Mjaftore Mullaraj, ka gati 4 dekada në arsim. Ka mësuar me mijëra nxënës, ka punuar në disa qytete, ka qenë pjesë e tranzicionit, por asgjë nuk e ka ndaluar mësuesen ta dojë këtë profesion, njësoj si ditën e parë.

“Mësuesit i besohet fëmija, prindi fëmijën e ka si sytë e ballit, kështu që mësuesi ndërton të ardhmen e fëmijës së tij, mësuesi është ai që ndërton shoqërinë e ardhme. Vërtet kërkon punë, durim, por kënaqësia që të jep profesioni i mësuesit nuk ta jep asnjë tjetër. Mendon për ish-nxënësit e tu, që i ke në të gjitha fushat e jetës; i ke mjekë, mësues, arkitektë, madje dhe në parlament kam pasur një ish-nxënës” Mjaftore Mullaraj, mësuese në shkollën “Kosova”.

Ndryshimi I brezave, ka sjellë dhe në bankat e shkollës vështirësitë e marrëdhënies mësues nxënës. Mësuese Mjaftore, ja ka dalë që me durimin e saj dhe punën e palodhur, ti ketë nxënësit miqtë e saj më të mirë.

“Edhe kur marrin disa nxënës nota të këqija, zysha ose na i përsërit ose thotë nuk ka gjë herën tjetër do bëjmë më mirë”.

“Unë mendoj se mësuesja jonë mund ta gjesh vetën më përralla, është mësuesja ëndrrave. Qëkur erdha në klasë të parë sa e pash, e pash që ishte mësuesja perfekte. Nuk të bërtet, të fal, nëse bën gabime, të ndihmon”.

Një nënë, një mësues, një libër dhe laps ndryshojnë botën. Viteve të punës së mësuese Mjaftores janë drejt fundit, por e lumtur se ja ka arritur qëllimit të saj.

Marrëdhënia nxënës-mësues, duhet të ketë autoritet, por jo në mënyrë negative që të ketë frikë fëmija. Mësuesi duhet të jetë drejtues i drejtë, nxënësit duhet të kërkojnë të zhvillojnë të menduarit logjik.

Kënaqësia më e madhe për një mësues, është mirënjohja e nxënësve. Në këtë 7 Mars, mësuese Mjaftore, e kishte shpirtin dhe klasën plot.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026