Java e 28-të e Superligës, Daja analizon Egnatian: Ndeshje e vështirë

4 Mars 2025 | 19:27

Java e 28-të e kampionatit shqiptar pritet të prodhojë futboll interesant, krahasuar me ndeshjet e tjera në bazë të renditjes, pasi në fushë zbresin 4 ekipet e kreut, që sfidojnë njëra-tjetrën. Vllaznia-Partizani në Loro Borici dhe Egnatia që do të provojë të mbajë vendin e parë, e pret në shtëpi Dinamon.

Trajneri Ilir Daja e vlerësoi kundërshtarin për atë çka po i jep futbollit vendës.

 “Kemi një ndeshje me të vërtetë të vështirë, Egnatia me meritë kryeson klasifikimin, është kampionia në fuqi. Kemi kundërshtar që ka manovra të konsoliduara, për meritë të trajnerit e stafit, një kontigjent gati me role të dubluara”,- tha Ilir Daja, trajner i Dinamos.

Koha e paktë në dispozicion për përgatitjen e kësaj përballje ka qenë një shqetësim për nëndetësen.

 “Të dielën luajmë, të mërkurën e të hënën, të bëhej shpërndarje e rregullt, të kishim 4 ditë në dispozicon, që të përgatitemi, por jo vetëm ne po kushdo. Koha nuk ka qenë në favor për përgaitjen e ndeshjes”, tha Ilir Daja, trajner i Dinamos.

Në duelet direkte secila ka nga një fitore e një është mbyllur në barazim, pasi kjo është përballja e katërt mes tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026

Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit, pak ditë pasi të shpallë zgjedhjet parlamentare....
19:05 | 10/07/2026