Java e dytë censit 2023| INSTAT: Për çdo ankesë kontaktoni në numrin jeshil

28 Shtator 2023 | 16:03

Java e dytë e nisjes së censit të popullsisë dhe banesave, po ecën mirë. Deri në këto momentet, INSTAT, ka bërë më dije se deri më tani nuk është hasur asnjë pr9oblematikë sa i takon pyetjeve. Ndërkohë qytetarët kanë qenë të gatshëm për t’ju përgjigjyr pyetjeve.

INSTAT sqaron se informacioni i mbledhur nga të gjithë familjet shqiptare është konfidencial dhe i garantuar nga ligji dhe se detyrimi për t’iu përgjigjur anketuesve është detyrim ligjor.

Ndërkohë është vënë dhe njëherë në dukje se kudo që nuk i përgjigjet pyetjeve me detyrim, do të gjobitet deri në 1 milion lekë gjobë. Sa i takon pyetje për fenë, gjuhën dhe etninë, çdo person ka të drejtë të zgjedhë nëse do t’i përgjigjet apo jo.

Për çdo pretendim apo ankesë e çdo qytetari të cilit mund t’i jetë cenuar e drejta për t’u numëruar apo përgjigjur pyetjeve sensitive mbi etninë, fenë dhe gjuhën amtare, INSAT ka vënë një numër në dispozicion ku çdo qytetar mund të kontaktojë.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Që prej Censit të vitit 1989, metodologjia e tij ka ndjekur gjithnjë e më shumë rekomandimet ndërkombëtare për kryerjen e Censit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026