“Je mami, mos u vish kështu”, ekonomistja tregon si nisën kërcënimet në rrjet
Fenomeni i ofendimeve në rrjetet sociale nuk ka kursyer as nënat me fëmijë, veçanërisht nënat që janë moderne, që postojnë foto apo video teksa duken të kuruara, që tërheqin vëmendjen.
Një prej tyre është Dena Topi me profesion ekonomiste, nëna e një vajze me emrin Fladia, të cilat publikojnë shpesh video së bashku në rrjetet sociale.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, ajo tregoi se ka marrë ofendime deri edhe kërcënime për shkak të videove që poston në rrjetet sociale me të bijën.
Ajo u shpreh se ofendimet nisën kur nisi të postonte video ku vishej me të njëjta rroba si e bija ose shkëmbenin rrobat me njëra-tjetrën.
“Komenti i parë negativ ka qenë kur kemi ndërruar veshjen, unë vesha rrobat e Fladias dhe ajo të miat. Aty nisën komentet; je mami, pse vishesh si goca, po kërkon vëmendjen e vajzës. Isha 27 vjeçe, mua më vjen për të qeshur, nuk më bëjnë përshtypje edhe për faktin se unë jam bërë mami shumë re, që 19 vjeç dhe paragjykimi më ka përndjekur. Unë qesh, nuk më mërzisin komentet negative”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:17 Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 19:16 Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
- 19:15 Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit
- 19:04 Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele
- 19:03 Trump: Irani duhet të zgjedhë mes marrëveshjes dhe pasojave
- 19:00 Presidenti turk pret shefin e NATO-s, në pritje të samitit në Ankara