English

Deklaratë seksiste?! Burrat i zë gjumi për 3 sekonda, gratë rrinë e mendojnë…

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas një studimi, gratë kanë tru më të shëndetshëm dhe më të ngarkuar, që do të thotë se ato shkojnë në burg 14 herë më pak se burrat.

- Advertisement -

Teuta Borova, eksperte udhëtimesh tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se nga natyra gjinia femërore është më e përgjegjshme dhe është ajo që mban të bashkuar familjen.

Kjo, sipas saj bën që gratë ta kenë trurin më të ngarkuar se burrat pasi mendojnë më shumë për gjërat që bëjnë apo që do të bëjnë.

“Gjinia femërore është më e përgjegjshme dhe më e kujdesshme. Edhe në marrëdhënien e familjeve sot, ato familje që vazhdojë të rezistojnë kjo vjen nga femra. Meshkujt në përgjithësi janë më pak të përgjegjshëm. Meshkujt kur e vënë kokën në jastëk, për 3 sekonda janë në gjumë, femrat rrinë edhe mendojnë, janë më të përgjegjshme nga natyra”, tha Borova.

Sipas psikologut Edmond Dragoti, gratë gjykojnë më shumë por jo më drejtë se burrat. Dragoti shpjegoi se gratë kapen pas detajeve por nuk marrin vendime.

“Ndaj burrat kanë shanse të gabojnë më shumë, gratë bëjnë më shumë analiza që nuk të çojnë gjithmonë në vendime. Merren jo vetëm me detaje të rëndësishme, por edhe të parëndësishme”, tha Dragoti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Si e komentoni dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg?