“Jemi e djathta e vërtetë”, Papa: Me Berishën, drejtorët e humbjes me 1 milion vota

17 Prill 2023 | 11:47

Kryesuesja e listës së PD për Këshillin Bashkiak në Tiranë, Enriketa Papa tha në një intervistë për Euronews Albania se në këtë fushatë elektorale, PD zyrtare është ajo që ofron identitetin e djathtë.

Papa u shpreh se në të gjithë krahët e tjerë shihen ndikime të së majtës, ndërsa Roland Bejko për Tiranën dhe kandidatët e tjerë janë e djathta e vërtetë.

Sipas saj, njerëzit që shoqërojnë Sali Berishën janë ish-anëtarë të kabinetet qeveritar që u hoqën me 1 mln vota në 2013.

“Në të gjithë krahët shohim pleksje përkatësish të majta, ndërsa Bejko dhe kandidatët e tjetër po përpiqen të kthejnë identitetin e të djathtës. Shumë njerëz kanë probleme me pronat në Tiranë, në zona të ndryshme për shkak të konflikti me bashkinë. Edhe slogani që kemi “Frymëmarrje për Tiranën i shkon për shtat problematikave të shumta, që nga transporti deri te ndërtimet shumëkatëshe që i zënë frymën ndërtesave të tjera. Këta demokratë që kanë mundur të qëndrojnë që nga 9 shtatori kanë mbajtur identitetin e djathtë të PD. Në krahun e Berishës janë ish-anëtarë të kabinetit që u hoqën me 1 mln vota”, tha Papa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026