‘Jemi shumë larg’, batuta e Ramës për verën serbe dhe krahasimi me Vuçiç

2 Shtator 2022 | 22:12

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me humor pyetjes së gazetares së Euroneës Serbia se cili është njohës më i mirë i verës, ai apo presidenti Vuçiç.

“Është si të krahasosh skuadrat legjendare të këtij vendi në basketboll me skuadrat tona legjendare, ndaj jemi shumë larg. Ai është njohës shumë më i mirë. Unë nuk jam njohës vere, thjesht më pëlqen ta shijoj ndonjëherë, por ju falënderoj që nuk më pyetët se cila verë është më e mira, ajo shqiptare apo ajo serbe, sepse në atë rast do të kishte qenë sërish tipi i pyetjes apo tipi i dilemave të cilat ne duhet me doemos t’i shmangim”, tha Rama.

Edhe pse vera shqiptare mund të jetë më e mirë se ajo serbe, tha kryrministri, ajo që i intereson rajonit është që të ketë sa më shumë gjëra të mirë për të prodhuar dhe shkëmbyer nga të gjithë, në mënyrë që të lihet pas historia dhe të intensifikohet bashkëpunimi.

“Duhet të mendojmë që është diçka e mirë që të kemi më shumë vera të mira dhe më shumë gjëra të mira në rajonin tonë. Ndaj nëse ne kemi verë të mirë dhe Serbia jo, kjo nuk është diçka e mirë për ne. Ok? Sepse ne do të kishim vetëm verën tonë të mirë. Nëse të dyja shtetet kanë një verë të mirë, të dyja palët fitojnë. Ndaj ne duhet t’i shohim gjërat në këtë prizëm. Sepse ne kemi prodhuar kaq shumë histori dhe kemi vuajtur kaq gjatë nga problemet me tretjen sa duhet të nisim të prodhojmë më pak histori dhe më shumë produkte që janë të mira për t’u ngrënë dhe të thjeshta për t’u tretur”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026