“Jemi të pandalshëm sot”, Veliaj: Fituam Kavajën e Rrogozhinën
Kryetari i bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi politik për qarkun e Tiranës Erion Veliaj dha një deklaratë për mediat nga selia e PS-së, ku u shpreh se fitorja në Kavajë dhe Rrogozhinë është përgjigjia e tij ndaj atyre që e kanë sulmuar me urrejtje.
“Shumë prej gazetarëve më kanë pyetur se pse nuk i përgjigjem helmit të Berishës, analistëve që sillen si militant ekstremistë, unë sot kam një përgjigje fituam Kavajën dhe Rrogozhinën. Kjo është përgjigjia për ata që flasin përditë më urrejtje e gënjeshtra dhe mundohen të na përçajnë e flasin para kohë, për ata që ju flet goja më shumë se mendja. Në këto zgjedhje fituam më shumë se në 2017 në Kavajë dhe Rrogozhinë,” tha kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj tha se fal gjithë kandidatët e Partisë Demokratike për sulmet ndaj tij plot urrejtje dhe gënjeshtra.
“Unë fal të gjithë kandidatët për deputet të PD-së dhe i them se ka ardhur momenti të bashkëpunojmë për Kavajën e Rrogozhinën, pasi puna ndaj tyre është më e rëndësishme,” u shpreh drejtuesi politik për qarkun e Tiranës.
Arsyeja e fitores në këto qyetet sipas z. Veliaj është puna dhe durimi.
“Durimi, puna, bashkimi dhe fushata jonë është shpërblyer më shumë se kurrë në Kavajë dhe Rrogozhinë. Ka qenë përgjegjësi e madhe që mora këto zona, që kanë qenë të PD-së, por e kam zemrën plot mirënjohje për gjitha ata njerëz të mrekullueshëm në Kavajë e Rrogozhinë që na dhanë besimin,” përfundoi z. Veliaj.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike